Fitorja 2-0 ndaj Finlandës nuk ishte aspak një ndeshje e lehtë për Kombëtaren shqiptare, por as për Mario Mitajn. Mbrojtësi 23-vjeçar e përfundoi takimin me një shenjë të dukshme pranë syrit, si dëshmi e dueleve të forta gjatë 90 minutave.
Mitaj, ka bërë një postim pas ndeshjes, ku shkruan: “Përjetësisht me ty, Shqipëria ime”. Kujtojmë se ai luajti 90 minuta dhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.0.

