AIP paraqet planin për 2027: pesë objektiva, mes tyre korniza për përdorimin e inteligjencës artificiale

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ua ka prezantuar përfaqësuesve të organizatave joqeveritare Planin Vjetor të Performancës për vitin 2027.

Në takim, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva Dermaku, ka biseduar me përfaqësuesit e shoqërisë civile për prioritetet dhe objektivat që Agjencia ka përcaktuar për vitin e ardhshëm.

Të lidhura

None found

Sipas një njoftimi të AIP-së në facebook, plani përfshin pesë objektiva kryesore. Mes tyre janë përafrimi i kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, digjitalizimi i proceseve të punës dhe vënia plotësisht në funksion e Sistemit për Menaxhimin e Rasteve (CMS).

Plani parasheh gjithashtu zhvillimin e kornizës institucionale për përdorimin e inteligjencës artificiale, si edhe forcimin e bashkëpunimit institucional dhe të përfaqësimit ndërkombëtar. Prioritet mbetet mbikëqyrja e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasjen në dokumente publike.

Sogojeva Dermaku ka vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me organizatat e shoqërisë civile. Ajo i ka cilësuar ato partnere të rëndësishme për promovimin dhe avancimin e së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale dhe qasje në dokumente publike.


bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet