Sergei Zavorotniy, ish-bashkëpunëtor dhe zëdhënës i ish-kryeministrit ukrainas Mykola Azarov, mbeti i plagosur rëndë këtë të premte, pasi një automjet shpërtheu në Moskë.
Sipas Reuters, shpërthimi ndodhi në makinën që drejtonte Zavorotniy, në lagjen Chertanovo të kryeqytetit rus. Ai u dërgua me urgjencë në spital.
Të lidhura
None found
Mediat ruse shkruajnë se ish-zyrtari ka humbur krahun e majtë dhe ka pësuar tronditje cerebrale, fraktura në brinjë e dëmtime të tjera të rënda. Autoritetet nuk i kanë konfirmuar zyrtarisht këto të dhëna.
Komiteti Hetues i Rusisë ka hapur një hetim për të përcaktuar rrethanat e shpërthimit.
Zavorotniy ka qenë ndër bashkëpunëtorët e afërt të Azarov, i cili drejtoi qeverinë e Ukrainës nga viti 2010 deri në vitin 2014. Pas protestave të njohura si Revolucioni i Maidanit, që sollën rrëzimin e presidentit pro-rus Viktor Yanukovych, Azarov u largua drejt Rusisë.
Shpërthimi në Moskë ndodhi vetëm një ditë pas një tjetër shpërthimi me automjet në Shën Petersburg, ku një ushtarak rus humbi jetën.







