APK do të prezantojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) do të prezantojë të hënën Kornizën Zhvillimore Strategjike 2026-2030. Dokumenti përcakton vizionin, objektivat dhe prioritetet strategjike për vitet e ardhshme, me qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e mekanizmave për parandalimin e korrupsionit.

Prezantimi zhvillohet në një kohë kur Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2026 ka vlerësuar përparimet në punën e APK-së, veçanërisht qasjen e saj proaktive dhe trajtimin e rasteve të sinjalizimit.

Të lidhura

None found

Sipas rezultateve të evidentuara, raportimet e sinjalizimit të jashtëm u rritën me 91,7 për qind në vitin 2025 kundrejt vitit paraprak. Planet e integritetit janë miratuar nga 91,4 për qind e institucioneve, ndërsa 99 për qind e zyrtarëve e kanë përmbushur brenda afatit detyrimin për deklarimin e pasurisë.

Gjatë aktivitetit, drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, do të paraqesë shkurtimisht Kornizën, duke u ndalur te vizioni, objektivat strategjike dhe prioritetet zhvillimore për periudhën 2026–2030.

Në program është edhe paneli i diskutimit me temë “Rëndësia e planifikimit strategjik në forcimin e institucioneve për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”. Në të do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit drejtues nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, UNDP-ja, Misioni i OSBE-së në Kosovë, ambasadat dhe institucionet kryesore vendore, përfshirë Administratën Tatimore të Kosovës, Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë se si planifikimi strategjik, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional ndihmojnë në forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Diskutimi do të përfshijë edhe rolin mbështetës të shoqërisë civile dhe partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces.


Shtuar më 13.11.2026 17:33

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet