MPB Maqedoni njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria 10 drejtues automjetesh në lokacione të ndryshme të vendit. Ata dyshohen për veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, të parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal.
Shtatë prej të ndaluarve drejtonin automjet pa e dhënë provimin e vozitjes: një 17-vjeçar nga Shkupi, R.Xh. (27) nga fsh. Krushopek në rrethinën e Shkupit, një 16-vjeçar nga Negotina, A.M. (32) nga Çashka, B.M. (45) nga Berova, M.K. (20) nga fsh. Drasllajcë në rrethinën e Strugës dhe B.S. (39) nga fsh. Obrshani, Komuna e Krivogashtanit.
Të lidhura
None found
Dy të tjerë, J.B. (23) nga fsh. Tremnik në rrethinën e Negotinës dhe Z.J. (55) nga Shkupi, u kapën duke drejtuar automjetin megjithëse ndaj tyre ishte në fuqi masa e ndalimit të drejtimit. A.C. (55) nga Prilepi, ndërkaq, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.
Sipas MPB-së, pas dokumentimit të plotë të rasteve do të paraqiten kallëzimet përkatëse penale. Ministria u bëri thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion të respektojnë rregullat, të mos drejtojnë automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, kur kanë masë ndalimi në fuqi ose kur janë nën ndikimin e alkoolit, si dhe të kontribuojnë së bashku për një komunikacion më të sigurt.








