Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP) njoftoi se gjatë një kontrolli në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Shkodër është gjetur një telefon celular i markës iPhone.
Kontrolli u zhvillua sot, më 13 nëntor 2026, në bashkëpunim me grupin e sigurisë së burgut. Aparati u konstatua në ambientet e përbashkëta të institucionit dhe është send i ndaluar në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Të lidhura
None found
Pas gjetjes së telefonit, AMSEVP nisi veprimet e para procedurale. Me përfundimin e tyre, materialet do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Hetimet do të zhvillohen për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale”, sipas nenit 324/a të Kodit Penal.








