Protesta kundër qeverisë vijon edhe këtë të premte para Kryeministrisë, duke shënuar ditën e 167-të të tubimeve kundër qeverisjes së Edi Ramës.
Studentë dhe qytetarë janë mbledhur sërish në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kreut të qeverisë.
Protesta zhvillohet në kuadër të revoltës së përditshme, ndërsa pjesëmarrësit kanë përsëritur qëndrimin e tyre kundër çdo forme dialogu me kryeministrin.
Studentët këmbëngulin se nuk pranojnë negociata me Edi Ramën dhe kërkojnë largimin e tij të parevokueshëm nga detyra, duke paralajmëruar vijimin e qëndresës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
