Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqipëria përparon me ritme të shpejta drejt BE-së, hapen të gjashtë grupkapitujt e negociatave

    Gjendet iPhone në burgun e Shkodrës, çështja kalon për hetim në Prokurori

    Nga TikTok-u në SHBA, bandat shqiptare zgjerojnë trafikun e kok*inës, bashkëpunim me grupet braziliane

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Shqipëria përparon me ritme të shpejta drejt BE-së, hapen të gjashtë grupkapitujt e negociatave
    Aktualitet

    Shqipëria përparon me ritme të shpejta drejt BE-së, hapen të gjashtë grupkapitujt e negociatave

    November 13, 2026

    Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian, por përparimi në hapjen e kapitujve dhe miratimin e ligjeve duhet të shoqërohet me rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, pavarësinë e drejtësisë dhe funksionimin e institucioneve. Ky është vlerësimi që del nga një raport i publikuar nga Parlamenti Europian, i cili rendit arritjet e vendit, por evidenton edhe sfidat që mund të pengojnë procesin e integrimit.

    Dokumenti vlerëson hapjen e të gjashtë grupkapitujve të negociatave dhe mbylljen e përkohshme të tre kapitujve të parë. Rezultate pozitive evidentohen edhe për SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, të cilat kanë rritur bilancin e hetimeve për korrupsionin në nivele të larta dhe kanë trajtuar çështje që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe persona me ndikim politik.

    Megjithatë, raporti nënvizon se këto rezultate duhet të shoqërohen me më shumë dënime në çështjet e profilit të lartë. Shqetësime ngrihen edhe për ndikimin politik në zbatimin e ligjit jashtë SPAK-ut, si dhe për efektivitetin e sekuestrimit dhe rikuperimit të pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

    Objektivi i vitit 2027, ambicioz

    Shqipëria ka hapur negociatat e anëtarësimit në korrik të vitit 2022 dhe gjatë viteve 2024–2025 arriti të hapë të gjashtë grupkapitujt negociues. Në maj të vitit 2026 përmbushi kriteret e ndërmjetme për grupkapitullin e parë, që lidhet me çështjet themelore të anëtarësimit, ndërsa në korrik u mbyllën përkohësisht tre kapitujt e parë.

    Raporti vlerëson se vendi synon të përfundojë negociatat deri në fund të vitit 2027, por e cilëson këtë objektiv ambicioz. Sipas autorëve, realizimi i tij nuk do të varet vetëm nga ritmi i negociatave, por mbi të gjitha nga zbatimi i qëndrueshëm i reformave në drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

    Reforma në drejtësi, e nisur në vitin 2016, vlerësohet si një nga ndryshimet më të rëndësishme institucionale në vend. Procesi i vettingut ka sjellë ristrukturim të gjerë të sistemit gjyqësor, duke konfirmuar, larguar ose nxitur dorëheqjen e një numri të konsiderueshëm gjyqtarësh dhe prokurorësh. Megjithatë, raporti vëren se ky proces ka sjellë edhe vështirësi në funksionimin e institucioneve.

    Shqetësime për pavarësinë e drejtësisë dhe lirinë e medias

    Një nga problemet kryesore të evidentuara është hendeku mes reformave ligjore të miratuara dhe rezultateve konkrete në funksionimin e institucioneve. Sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe respektimi i të drejtave themelore mbeten fusha ku Shqipëria duhet të bëjë përparim të mëtejshëm.

    Raporti ndalet edhe te polarizimi i fortë politik, marrëdhëniet konfliktuale mes partive dhe krizat e përsëritura institucionale. Përqendrimi i pushtetit politik dhe dominimi i një partie në periudha të caktuara kanë ngritur shqetësime për funksionimin e mekanizmave të kontrollit dhe balancës mes pushteteve.

    Ndërkohë, aktorë të opozitës dhe të shoqërisë civile kanë ngritur pikëpyetje për zbatimin selektiv të reformave në drejtësi dhe përdorimin e procedimeve antikorrupsion në çështje me ndjeshmëri politike. Treguesit ndërkombëtarë të përfshirë në studim evidentojnë mangësi në pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e medias, pluralizmin dhe llogaridhënien.

    Edhe gjendja e medias dhe shoqërisë civile trajtohet në raport. Organizatat e shoqërisë civile, institucionet akademike dhe mediat e pavarura vlerësohen për rolin e tyre në monitorimin e reformave dhe nxitjen e përfshirjes qytetare. Por Komisioni Europian ka evidentuar shqetësime për përqendrimin e pronësisë së medias, qëndrueshmërinë financiare të organizatave të shoqërisë civile dhe kufizimet që has gazetaria investigative.

    Protestat për Zvërnecin, në raportin e Parlamentit Europian

    Një vend të veçantë në dokument zënë edhe protestat e zhvilluara në Tiranë në qershor të vitit 2026 kundër projektit zhvillimor në zonën e Zvërnecit.

    Sipas raportit, reagimi qytetar nisi nga shqetësimet për mungesën e transparencës, respektimin e standardeve mjedisore dhe rrezikun e tjetërsimit të pronës shtetërore, për t’u shndërruar më pas në një protestë më të gjerë për qeverisjen e mirë dhe respektimin e parimeve demokratike.

    Çështja mori vëmendje edhe në institucionet europiane. Parlamenti Europian shprehu shqetësime për projektin dhe kërkoi pezullimin e procedurave të reja të lejeve deri në garantimin e përputhshmërisë me standardet e BE-së. Gjithashtu, kërkoi rishikimin e ndryshimeve të vitit 2024 në ligjin për zonat e mbrojtura.

    Mbi 92% e qytetarëve mbështesin anëtarësimin në BE

    Në raport vlerësohet si një nga pikat më të forta të Shqipërisë mbështetja e lartë e qytetarëve për integrimin europian. Sipas të dhënave të përmendura në dokument, kjo mbështetje ka qenë vazhdimisht mbi 80–90% në sondazhet e viteve të fundit, ndërsa në përmbledhjen ekzekutive të studimit paraqitet në mënyrë të qëndrueshme mbi 92%, ndër nivelet më të larta në Ballkanin Perëndimor.

    Megjithatë, autorët bëjnë dallimin mes mbështetjes për anëtarësimin dhe kënaqësisë së qytetarëve me ritmin dhe mënyrën se si po zhvillohet procesi.

    Në planin ekonomik, raporti nënvizon se integrimi i Shqipërisë me tregun europian ka nisur shumë përpara hapjes së negociatave. Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, e nënshkruar në vitin 2006, e afroi vendin me tregun e BE-së, e cila mbetet partneri kryesor tregtar dhe i investimeve për Shqipërinë. Përfitime të tjera pritet të sjellin edhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe instrumentet e integrimit gradual në sektorë si energjia, transporti dhe tregtia.

    Shqipëria dhe Mali i Zi, më të avancuarit në rajon

    Në përfundimet e tij, studimi i rendit Shqipërinë dhe Malin e Zi si dy vendet që kanë përparuar më shumë në procesin aktual të zgjerimit të Bashkimit Europian.

    Shqipëria vlerësohet gjithashtu për përputhshmërinë e lartë të politikës së jashtme me qëndrimet e BE-së, përfshirë mbështetjen ndaj masave kufizuese të vendosura pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe për orientimin euroatlantik dhe pjesëmarrjen në bashkëpunimin rajonal.

    Megjithatë, raporti rekomandon forcimin e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve hibride dhe dezinformimit, të cilat mund të ndikojnë edhe në besimin e qytetarëve te institucionet.

    Mesazhi kryesor i dokumentit është se përparimi në negociata dhe hapja e kapitujve nuk mjaftojnë për të garantuar anëtarësimin. Shqipëria duhet t’i kthejë reformat ligjore në rezultate të qëndrueshme, me institucione funksionale, drejtësi të pavarur, luftë efektive kundër korrupsionit dhe më shumë llogaridhënie demokratike.

    gjashtë negociatave Shqipëria
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqipëria përparon me ritme të shpejta drejt BE-së, hapen të gjashtë grupkapitujt e negociatave

    November 13, 2026

    Gjendet iPhone në burgun e Shkodrës, çështja kalon për hetim në Prokurori

    November 13, 2026

    Nga TikTok-u në SHBA, bandat shqiptare zgjerojnë trafikun e kok*inës, bashkëpunim me grupet braziliane

    November 13, 2026

    Koopman frenon shpresat e Kosovës për statusin kandidat në BE: Ligji për Specialen ishte i padobishëm

    November 13, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.