Cilësia e ajrit në Nju Delhi arrin nivele “të rrezikshme”

13 Nëntor 2026 | 18:47

Cilësia e ajrit në Nju Delhi, kryeqytetin e Indisë, ka shënuar një përkeqësim të ndjeshëm pas festimeve të Festivalit Diwali, duke arritur nivele të klasifikuara si të rrezikshme për shëndetin.

Sipas televizionit indian NDTV, banorët e kryeqytetit u zgjuan me një shtresë të dendur tymi që kishte mbuluar qytetin, ndërsa dukshmëria në disa zona ishte ndjeshëm e reduktuar.

Të dhënat e Bordit Qendror për Kontrollin e Ndotjes (CPCB), institucioni përgjegjës për monitorimin e cilësisë së ajrit, tregojnë se indeksi mesatar i ndotjes në Nju Delhi është rritur nga 350 një ditë më parë në 403, duke kaluar nga kategoria “shumë i dobët” në atë “i rrezikshëm”.

Rritja e ndotjes dyshohet se lidhet me përdorimin masiv të fishekzjarrëve gjatë Festivalit Diwali, i njohur ndryshe si Festivali i Dritave, i cili u festua në kryeqytetin indian më 8 nëntor.

Fishekzjarrët çlirojnë sasi të konsiderueshme grimcash ndotëse në atmosferë, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ajrit në një qytet që përballet vazhdimisht me nivele të larta të ndotjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni dhe Zelensky takohen në një atmosferë miqësore, përqafime dhe batuta në Dublin (VIDEO)

Një takim shumë i përzemërt është zhvilluar në Dublin mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Përshëndetja mes dy liderëve u shoqërua...
18:37 | 13/11/2026

James Bond, Robert Pattinson bën prova për kostumin e 007

Robert Pattinson duket se po fiton garën për rolin e James Bond-it të ardhshëm , pasi informacioni në lidhje me ofertën që ai ka marrë...
17:51 | 13/11/2026

CENTCOM e mohon pretendimin e Iranit për shkatërrimin e radarit amerikan në Bahrejn

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane, CENTCOM, e ka mohuar pretendimin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) se ajo e kishte shkatërruar një radar amerikan...
17:42 | 13/11/2026