Një vatër zjarri është regjistruar në orët e mbrëmjes në fshatin Bago të Kavajës.
Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në rënien e zjarrit, ndërsa pritet që ato të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.
Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së tyre.












