Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar abuzimet me fondet publike në Bashkinë e Durrësit, duke iu referuar gjetjeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit për periudhën 2023-2024.
Sipas Këlliçit, dëmi i shkaktuar taksapaguesve arrin në 30 milionë euro, ndërsa shkeljet më të shumta janë konstatuar në procedurat e tenderimit, punimet publike dhe administrimin e të ardhurave.
Në një reagim në Facebook, Këlliçi akuzon se Bashkia e Durrësit funksionon sipas të njëjtës skemë korrupsioni dhe abuzimi që, sipas tij, karakterizon pushtetin e Edi Ramës në nivel qendror dhe lokal.
Postimi i plotë:
Pushteti i Edi Ramës është kudo njësoj, korrupsion dhe abuzim e vjedhje!
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se në dy vite, përkatësisht për periudhën 2023-2024, Bashkia e Durrësit i ka shkaktuar një dëm taksapaguesve prej 30 milionë eurosh.
Abuzimi më i madh është në tendera. Janë favorizuar kompani që nuk plotësojnë kriteret, por që janë klientelë e pushtetit. Parregullsi dhe shkelje ligjore, KLSH ka konstatuar në dhjetra praktika. Buxheti i Bashkisë së dytë më të madhe në vend është përdorur sipas interesave dhe tarafeve.
Punime publike pa leje, mungesa të theksuara në arkëtimin e të ardhurave, janë shkeljet e shumta të evidentuara. Lejim i ndërtimeve pa leje është një dukuri e zakonshme. Kjo ndodh kundrejt rryshfetit ose përmes trafikut të influencës.
Kjo është mënyra se si njerëzit e Edi Ramës dhe mekanizmi i ngritur prej tij funksionojnë. Në Tiranë e kudo. Eshtë e njëjta skemë, e njëjta filozofi. Trajtimi i pushtetit në mënyrë personale, dhe menaxhimi i aseteve publike sikur të ishin pronë private.
Në çdo zyrë, në çdo ministri, në secilën bashki operohet në të njëjtën mënyrë. Këta janë bashkëpunëtorët dhe të besuarit e Kryeministrit më të korruptuar në Europë. Korrupsioni, abuzimi, përfitimi është përkatësia e tyre, është e vetmja ideologji që kanë.
Eshtë kjo arsyeja pse ka revoltë në Tiranë, në Durrës e kudo në gjithë Shqipërinë. Regjimi i zhvatjes e plaçkitjes mban peng vendin dhe varfëron qytetarët.
Edi Rama duhet të largohet bashkë me të korruptuarit e tij në qeveri apo në pushtetin lokal.

© SYRI.net
‘95% e rritjes ekonomike shkon te kartelet dhe politikanët e lidhur me to’, Berisha: Do t’u sekuestrojmë pasuritë
‘Konfiskim i pasurive nga korrupsioni’/ Berisha: Shpopullimi, rrezik ekzistencial! Do 2-fishojmë pagat e pensionet
Berisha: Të gjithë ata që e konsiderojnë Ramën të keqen më të madhe të kombit, ora... thërret të bashkohemi