Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë 2-muajshe

13 Nëntor 2026 | 19:49

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit, i cili ishte marrë me qira, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Në makinë udhëtonin tre motra, të cilat dyshohet se kishin ardhur nga Anglia dhe ishin nisur drejt Beratit, si dhe një foshnjë rreth dy muajshe.

Si pasojë e aksidentit, njëra prej pasagjereve ka mbetur e plagosur lehtë. Ajo dhe foshnja janë transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor.

Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor, duke bërë që drejtuesja të mos dallonte kthesën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reshjet intensive shkaktojnë vërshime në Malësi të Madhe, bllokohet aksi Theth–Ndërlysaj

Reshjet intensive të shiut dhe rritja e prurjeve të lumenjve malorë kanë shkaktuar vërshime në disa zona të Thethit dhe Malësisë së Madhe, duke vështirësuar...
19:00 | 13/11/2026

Kontroll i befasishëm në burgun e Shkodrës, gjendet një telefon iPhone në ambientet e përbashkëta

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar të premten në burgun e Shkodrës, ku është konstatuar një aparat celular i markës iPhone në ambientet e përbashkëta...
17:58 | 13/11/2026

Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut

Nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit kanë nisur punimet per permiresimin e ketij aksi rrugor. Ndërhyrja parashikon ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin...
17:50 | 13/11/2026