Pak ditë më parë në progres-raportin e Komisionit Evropian theksohej se fondet e IPARD vijojnë të bllokuara për shkak se ende nuk janë përmbushur të gjitha kriteret për mbrojtjen e fondeve nga keq menaxhimet.

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, tha në një intervistë për emisionin ‘Portofol’ me gazetaren Eliza Gjediku në Report Tv se qeveria i ka plotësuar të gjitha detyrat e lëna nga BE dhe sipas tij, por presin një përgjigje nga Unioni.

Ai tha gjithashtu se janë 148 milionë euro, sëbashku me fondet që do të vihen në dispozicion nga qeveria, që bujqësia shqiptare do të përfitojë.

“IPARD është shumë i domosdoshëm për Shqipërinë, e ka bërë sektorin të ecë me një ritëm tjetër. Ne e kemi bërë të gjithë dokumentacionin e këkuar, i kemi plotësuar të gjitha detyrat që na janë lënë. Është përmbushur e gjithë dosja e plotë dhe jemi në pritje të përgjigjes së tyre, në mënyrë që ne të jemi transparentë por edhe të gatshëm për ta zbatuar. Janë 148 milionë euro së bashku me fondet që vihen në dispozicion nga qeveria”, tha mes të tjerash ministri Salla.

IPARD III është bllokuar që në gusht të 2023-shit për shkak të dyshimeve për abuzim me fondet e IPARD II, çështje që po hetohet edhe nga drejtësia shqiptare.


Lajmi kryesor:

Buxheti 2027/ Ministri Salla për Report Tv: 18 miliardë lekë për bujqësinë, 10% më shumë se vitin e kaluar! 1 milionë euro shtesë për skemën kombëtare të mbështetjes