Pacolli: Kosova përfshihet në projektet rajonale për uljen e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore

Kosova do të marrë pjesë në komponentin rajonal të projekteve për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë natyrore dhe forcimin e qëndrueshmërisë së qyteteve dhe bizneseve, ka njoftuar ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Në një postim, Pacolli bëri të ditur se, në kuadër të Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (COP31), është takuar me përfaqësues të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Reduktimin e Rrezikut nga Fatkeqësitë (UNDRR).

Të lidhura

None found

Bisedimet u përqendruan te pjesëmarrja e Kosovës në projektet rajonale dhe mundësitë e bashkëpunimit për t’i përgatitur më mirë qytetet dhe bizneset përballë rreziqeve natyrore.

Sipas ministres, rëndësi e veçantë iu dha mbështetjes për qytetet, si edhe për bizneset e vogla dhe të mesme, që të jenë më të gatshme në rast fatkeqësish natyrore. Në takim u trajtua gjithashtu shkëmbimi i përvojave me qytete evropiane që kanë bërë përparim në këtë fushë.

Pacolli tha se, krahas përfshirjes së Kosovës në komponentin rajonal të projektit, synohet forcimi i bashkëpunimit dhe i mekanizmave të koordinimit për një përgatitje më të mirë ndaj fatkeqësive natyrore.


Shtuar më 13.11.2026 20:18

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet