Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

13 Nëntor 2026 | 20:51

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin e automjeteve dhe personave që hyjnë në qytet.

Në operacion janë angazhuar edhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Vlorës, ndërsa kontrollet po kryhen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë publike dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale.

Sipas informacioneve paraprake, objektivi i këtij aksioni është identifikimi dhe kapja e personave në kërkim, veçanërisht e individëve me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe evidentimi i sendeve të paligjshme që mund të transportohen në automjete.

Kontrollet janë përqendruar te automjetet dhe personat që hyjnë në qytet, ndërsa aksioni synon forcimin e pranisë policore dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale në Vlorë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Ujësjellës Kanalizime Korçë ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen 17 të qytetit, për shkak të një defekti të...
20:32 | 13/11/2026

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

Këtë diel kryeqyteti mikpret edicionin e 10 –të të maratonës së Tiranës. Aktiviteti do të shtrihet në disa rrugë kryesore të qytetit, duke bërë kështu...
20:13 | 13/11/2026

Aksident në aksin Lushnjë–Berat, makina përfundon në kanal, udhëtonin tre motra dhe një foshnjë

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin...
19:49 | 13/11/2026