E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

CENTCOM përgënjeshtron Iranin: Nuk u shkatërrua radari amerikan në Bahrejn, u rrëzuan dy dronë

Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane, CENTCOM, e ka mohuar pretendimin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) se ajo e kishte shkatërruar një radar amerikan për paralajmërim të hershëm në Bahrejn, në shenjë hakmarrjeje për një sulm ajror gjatë natës ndaj një porti pranë Ngushticës së Hormuzit.

“IRGC-ja lëshoi dy dronë sulmues drejt Bahrejnit dhe të dy u rrëzuan nga forcat amerikane. Nuk pati të lënduar apo dëme materiale”, tha CENTCOM-i.

Ishin mediat shtetërore iraniane ato që pretenduan fillimisht se ishte shkatërruar një radar amerikan të premten.

Në një deklaratë më vonë, IRGC-ja tha se sulmi ishte kryer “në përgjigje të agresionit ajror të armikut kundër një kulle telekomunikacioni në Sirik”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.