• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dokumente false për të kaluar kufijtë e Europës, si u zbulua rrjeti që operonte në rrjetet sociale

by Bota Bota
November 13, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Dokumente false për të kaluar kufijtë e Europës, si u zbulua rrjeti që operonte në rrjetet sociale
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një rrjet i dyshuar falsifikatorësh, që reklamonte dhe ofronte në rrjetet sociale dokumente identifikimi të falsifikuara të vendeve të Bashkimit Europian, është vënë në fokus të një investigimi të emisionit “Piranjat”. Përmes një operacioni të zhvilluar në bashkëpunim me strukturat e Policisë së Tiranës dhe Prokurorinë, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i dy personave, të dyshuar si pjesë e kësaj skeme.

Gjithçka nisi nga rrjetet sociale, ku faqe të ndryshme reklamonin shërbime për sigurimin e pasaportave, kartave të identitetit dhe lejeve të drejtimit të automjeteve, kundrejt pagesave që arrinin deri në 1700 euro për një komplet dokumentesh. Faqe me emra si “Rrugë për Angli”, “Bileta për UK” apo “Mjete identifikimi të të gjitha shteteve” ofronin dokumente të vendeve të ndryshme europiane, duke pretenduar madje se pasaportat ishin të pajisura edhe me çip.

Për të zbuluar se kush fshihej pas këtyre ofertave, gazetarët e “Piranjave” nisën komunikimin me personat që administronin faqet. Përgjigjet ishin të menjëhershme. Komunikimi zhvendosej në WhatsApp, ku ofroheshin detaje për çmimet, afatet e përgatitjes dhe mënyrën e dorëzimit të dokumenteve.

Gjatë kontakteve të para, njëri prej personave pretendoi se dokumentet prodhoheshin në Serbi dhe se mund të siguroheshin brenda pak ditësh. Madje, ai ishte i gatshëm të niste procedurën edhe pa marrë paraprakisht pagesën prej 200 eurosh që kërkonte si kapar. Por, pas një komunikimi të gjatë dhe një videoje ku demonstronte cilësinë e dokumenteve, personi ndërpreu papritur çdo kontakt dhe fshiu komunikimet.

Megjithatë, kjo nuk i ndaloi gazetarët të vijonin investigimin. Një tjetër faqe, e quajtur “Rrugë për Angli”, i çoi drejt një kontakti të ri. Këtë herë bëhej fjalë për 24-vjeçarin Jetnor Bajrami, rezident në Angli, i cili, përveç dokumenteve të falsifikuara, premtonte edhe organizimin e udhëtimeve ilegale drejt Britanisë së Madhe.

Ndryshe nga kontakti i parë, komunikimi me Jetnorin zbuloi një skemë me disa hallka. Për dorëzimin e dokumenteve aktivizoheshin persona të tjerë, të cilët merrnin porosinë dhe pagesën në Shqipëri. Për një komplet dokumentesh, çmimi i kërkuar ishte 1700 euro.

Për të verifikuar nëse bëhej fjalë për një aktivitet real kriminal dhe jo për një mashtrim të zakonshëm, gazetarët bashkëpunuan me Sektorin për Krimin Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe me Prokurorinë.

Në vijim të komunikimeve, personave që ofronin dokumentet iu dërguan të dhënat dhe fotografia e një identiteti të krijuar me inteligjencë artificiale, me pretendimin se bëhej fjalë për një 30-vjeçar që kërkonte të pajisej me dokumente polake.

Pas disa komunikimeve, gjithçka dukej se ishte gati. Gazetarëve iu dërgua një video e pasaportës polake, e përgatitur me emrin dhe fotografinë e personazhit të krijuar për investigimin. Dokumenti, nga pamja e jashtme, paraqiste elemente grafike dhe detaje që synonin ta bënin të besueshëm. Madje, personat që e ofronin pretendonin se ai mund të kalonte edhe testimet me aparaturat që përdornin.

Dorëzimi u organizua në Tiranë, pranë zonës së Stadiumit Dinamo. Për të kryer transportin dhe për të marrë pagesën prej 1700 eurosh u aktivizua një person tjetër, i cili mbërriti me motor dhe u prezantua si korrier. Ai pretendoi se nuk e dinte përmbajtjen e porosisë dhe se ishte dërguar vetëm për të dorëzuar pakon dhe për të marrë paratë.

Gjatë bisedës me gazetarët, korrieri përmendi emrin e Jetnor Bajramit si personin që e kishte dërguar. Ndërkohë, një telefonatë e papritur dhe komunikimet e mëtejshme çuan gazetarët drejt një tjetër personi, i cili dyshohet se kishte rol në organizimin e dorëzimit.

Bëhej fjalë për 22-vjeçarin Hajdar Bajrami, i cili u shoqërua në ambientet e Policisë së Tiranës. Përballë pyetjeve të gazetarëve, ai mohoi të kishte dijeni për aktivitetin, por pranoi se kishte ndërmjetësuar marrjen e parave dhe se dokumentet i kishte siguruar përmes vëllait të tij, Jetnor Bajramit, që ndodhej në Angli.

Pas ndalimit të dy të rinjve, agjentët e Policisë së Tiranës kryen edhe kontroll në banesën e Hajdar Bajramit. Gjatë kontrollit u gjetën dy dokumente të tjera të dyshuara të falsifikuara austriake: një leje drejtimi dhe një kartë identiteti, të dyja me emrin Paul Steger, por me fotografinë e Jetnor Bajramit.

Ky zbulim shton dyshimet për përmasat e aktivitetit dhe për ekzistencën e një rrjeti që nuk kufizohej vetëm te një porosi apo një dokument i vetëm.

Ndaj Jetnor Bajramit ka nisur procedimi penal për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave, parashikuar nga neni 189 i Kodit Penal, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë mekanizmin e funksionimit të këtij aktiviteti, personat e tjerë të përfshirë dhe burimin e dokumenteve të falsifikuara.

Investigimi i “Piranjave” nxjerr në pah se sa lehtë mund të krijohen kontakte me persona që pretendojnë se sigurojnë dokumente identifikimi europiane, sa i organizuar mund të jetë komunikimi përmes rrjeteve sociale dhe sa shumë hallka mund të fshihen pas një oferte që, në pamje të parë, duket si një shërbim i zakonshëm online.

Tags: dokumente falseidpasaporte europiane
Previous Post

“Boss-at e drogës, komshi me ju”, britanikët publikojnë dokumentarin për grupin shqiptar të Çopjave

Bota Bota

Bota Bota

TË FUNDIT

Dokumente false për të kaluar kufijtë e Europës, si u zbulua rrjeti që operonte në rrjetet sociale

Dokumente false për të kaluar kufijtë e Europës, si u zbulua rrjeti që operonte në rrjetet sociale

November 13, 2026
“Boss-at e drogës, komshi me ju”, britanikët publikojnë dokumentarin për grupin shqiptar të Çopjave

“Boss-at e drogës, komshi me ju”, britanikët publikojnë dokumentarin për grupin shqiptar të Çopjave

November 13, 2026
Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përfundon në kanal, brenda tre motra dhe një foshnjë

Aksident në aksin Lushnjë-Berat/ Makina përfundon në kanal, brenda tre motra dhe një foshnjë

November 13, 2026
Newsweek: Krimi shqiptar po shtrin ‘tentakulat’ në SHBA, paralajmërohet zgjerimi i trafikut të kokainës

Newsweek: Krimi shqiptar po shtrin ‘tentakulat’ në SHBA, paralajmërohet zgjerimi i trafikut të kokainës

November 13, 2026
Jonaid Myzyri, njeriu që po dënon të sëmurët me vdekje

Jonaid Myzyri, njeriu që po dënon të sëmurët me vdekje

November 13, 2026
PE ngre alarmin për Shqipërinë: Pushteti i përqendruar, administrata e politizuar dhe drejtësia ende me sfida

PE ngre alarmin për Shqipërinë: Pushteti i përqendruar, administrata e politizuar dhe drejtësia ende me sfida

November 13, 2026
Dita e 167-të e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

Dita e 167-të e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës

November 13, 2026
Stuhia dhe reshjet bllokojnë rrugët në Theth, rrëshqitje dherash dhe dëmtime në urën e Ndërlysajt

Stuhia dhe reshjet bllokojnë rrugët në Theth, rrëshqitje dherash dhe dëmtime në urën e Ndërlysajt

November 13, 2026
Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani

Si kanë ndryshuar grupet kriminale shqiptare tregtinë e kokainës në Britani

November 13, 2026
Diabeti në rritje në Shqipëri, 50 mijë qytetarë të pavetëdijshëm për sëmundjen

Diabeti në rritje në Shqipëri, 50 mijë qytetarë të pavetëdijshëm për sëmundjen

November 13, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL