Një defekt në rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm ka lënë pa ujë banorët e lagjes nr. 17 në qytetin e Korçës. Pamjet e siguruara nga Report tv tregojnë, ekipet e punës të cilët kanë zbritur në terren dhe po kryejnë ndërhyrjet për riparimin e defektit.
Punimet po zhvillohen në një zonë të gërmuar, ku është bërë ndërhyrja në rrjetin e ujësjellësit.
Përmes një njoftimi, Ujësjellës-Kanalizime Korçë ka bërë me dije se furnizimi me ujë pritet të rikthehet në një kohë të shkurtër, pas përfundimit të punimeve.
Ndërkohë, shqetësimi duket se nuk kufizohet vetëm në lagjen nr. 17. Sipas raportimeve të banorëve, probleme me furnizimin me ujë janë konstatuar edhe në zona të tjera të qytetit.









Komente
Komento