Analisti dhe eksperti i sigurisë Ilir Kulla foli në “Zonë e Lirë” News24 mbi emërimin e Esmeralda Hasanit në krye të SHISH, që do zëvendësoje Vlora Hysenin që ndodhet në arrest shtëpie pas hetimeve të SPAK.
Kulla thekson se shërbimi informativ ka nevojë për një reformë të thellë të inteligjencës, ndërkohë që mbetet për t’u parë nëse Hasani do ta arrijë diçka të tillë.
Ai shton edhe se kryeministri Rama duhet të japë një fakt nëse protestat organizohen nga jashtë, pasi kjo është detyra e shërbimit informativ.
Ilir Kulla: Me vendosjen e kësaj zonje nuk zgjidhim kryesoren, nevoja e një reforme të thellë të komunitetit të inteligjencës. Shërbimi merr informacion, mund të jenë konfidenciale, por edhe publike, i analizon ato i filtron dhe kur vlerëson që janë të rëndësishme i çon lartë te shefat, kryeministri dhe presidenti apo parlamenti. Ruan marëdhënie me vendet partnere. Në rastin e problemit me zonjën Hyseni që ka akuzë në SPAK.
Kemi të bëjmë me faktin, Shqipëria ka nevojë për një reformë të inteligjencës së brendshme. Shqipëria ka një nevojë nëse do merrnim modelin e Italisë, Kroacisë, ka një shërbim të brendshëm siç kemi ne AMP, shërbimi i jashtëm si SHISH dhe një shërbim që qëndron në mes që koordinon dy shërbimet. Është shërbimi real ai që koordinon punën e shërbimeve dhe ia shpërndan institucioneve, si presidenti apo kryeministri.
Shpresoj që kjo zonja ta ketë kohën e mundshme që të bëjë një reformë të thellë shërbimi. Kjo shkon në krye të shërbimit në kulmin e krizës që ka njohur ky shërbim. Në historinë e SHISH, që punon me një ligj të kushtetutës nuk është ajo që punon sot Shqipëria. Bota ka ndryshuar. Rreziqet kanë ndryshuar. Çështja është që ky shërbim duhet të përgjigjet krizave por edhe pritshmërisë së ardhmes.
I gjithë komuniteti i inteligjencës duhet të forcohet thellë. Kryeministri thotë protestat i organizojnë nga jashtë. Ti je njeri që qeverisë gjithë komunitetin e inteligjencës. A mund të japësh një fakt të vetëm që kjo është kështu dhe pse shërbimi nuk ka arritur ta parandalojë një gjë të tillë. Ose ti po gënjen ose shërbimi është i paaftë.












