Administrata Federale e Aviacionit në SHBA (FAA) ka urdhëruar ndalimin e të gjitha nisjeve të avionëve nga aeroportet amerikane, duke vendosur në tokë trafikun ajror në shkallë kombëtare.
Masa është marrë për arsye sigurie, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një shpjegim të plotë për shkakun e situatës.
Sipas raportimit të ABC News, urdhri prek aeroportet në të gjithë vendin, përfshirë edhe aeroportin ndërkombëtar të Los Angelesit (LAX). Në njoftimin drejtuar operatorëve ajrorë, FAA ka kërkuar që të gjitha avionët që presin të nisen të qëndrojnë në tokë deri në një njoftim të dytë.

‘Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme dhe për arsye sigurie, të gjitha aeroportet janë nën urdhër ndalimi të trafikut. Të gjitha fluturimet në nisje duhet të qëndrojnë në tokë deri në një njoftim të mëtejshëm’, thuhet në udhëzimin e autoriteteve amerikane.
Sipas Reuters, vendimi u mor pas raportimeve për probleme serioze në komunikimin e kontrollit të trafikut ajror, ndërsa më herët ishte pezulluar edhe trafiku i nisjeve në Çikago. FAA ka bërë të ditur se fluturimet ndërkombëtare që mbërrijnë në SHBA do të trajtohen rast pas rasti.
Edhe Scripps News raporton se ndalimi është në fuqi në të gjitha aeroportet amerikane dhe do të vijojë deri në një njoftim të ri nga autoritetet. Deri tani, nuk është bërë e ditur se sa do të zgjasë masa dhe cilat janë përmasat e plota të problemeve teknike apo operacionale.
Ndërkohë, Just The News konfirmon se FAA ka konfirmuar urdhrin, por nuk ka dhënë hollësi të tjera mbi rrethanat e jashtëzakonshme që çuan në marrjen e kësaj mase.
Situata vijon të mbetet në zhvillim, ndërsa ndalimi pritet të shkaktojë vonesa dhe anulime të fluturimeve në aeroportet amerikane.
© SYRI.net
Alarm në bazën ushtarake amerikane në Britani, personeli strehohet pas dyshimeve për dronë të paautorizuar
Gjermani, dhjetëra mijëra qytetarë në protesta për klimën, thirrje për më shumë masa kundër ngrohjes globale
Ushtria izraelite plagos një palestinez dhe arreston 4 të tjerë, mes tyre një dhëndër gjatë dasmës