Turqia dhe Katari kanë nënshkruar një marrëveshje të ndërsjellë ka njoftuar zyra e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Njoftimi u bë ndërsa udhëheqësi turk u takua në Stamboll me Emirin e Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani. Përmes një postimi në X, presidenca turke deklaroi se do të vazhdojë bashkëpunimi për të parandaluar rigjallërimin e luftës në rajonin e Gjirit, për të hedhur themelet për dialog dhe për të arritur paqen.