Gjermania ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Serbisë, duke e mposhtur me rezultat 3-1 në një ndeshje ku dominoi në pjesën më të madhe të lojës.

Skuadra gjermane e nisi furishëm takimin dhe kaloi në epërsi që në minutën e tretë, kur Srdjan Babic shënoi autogol pas një goditjeje nga këndi (1-0).


Vetëm 11 minuta më vonë, Florian Wirtz e dyfishoi epërsinë e gjermanëve. Mesfushori përfitoi nga një top i kthyer nga portieri dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-0.

Gjermania vazhdoi të kontrollonte lojën, ndërsa në minutën e 50-të erdhi edhe momenti i veçantë për futbollistin me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda.

Talenti ofensiv realizoi një gol të bukur individual, duke depërtuar përmes mbrojtjes serbe dhe duke goditur fuqishëm nga distanca për rezultatin 3-0.

Serbia arriti të reagojë në minutën e 56-të, kur Srdjan Babic u gjend në vendin e duhur për të shfrytëzuar topin e kthyer brenda zonës dhe për të ngushtuar rezultatin në 3-1.

Megjithatë, ky gol nuk e ndryshoi rrjedhën e përgjithshme të takimit, pasi Gjermania vazhdoi të ishte skuadra më kërkuese dhe më dominuese.

Në minutën e 65-të, Joshua Kimmich realizoi edhe golin e katërt, por pas ndërhyrjes së VAR-it, realizimi u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit, me Gjermaninë që regjistroi një fitore 3-1 pas një paraqitjeje bindëse./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore