“Shqipëria pranë BE-së”, Kallas: Zgjerimi, një vendim strategjik për të ardhmen e Europës
Një pajisje shpërthyese artizanale, por funksionale, është gjetur dhe neutralizuar në qendër të Dublinit, në një kohë kur kryeqyteti irlandez po priste samitin informal të krerëve të shteteve dhe qeverive të europiane, mes tyre edhe kryeministri Rama dhe liderë si Macron apo Meloni.
Lajmi është bërë i ditur nga policia irlandeze (Garda), sipas së cilës pajisja u zbulua brenda një ndërtese që përdorej si ambient zyrash në zonën e Merrion Square.
Zona ndodhet në një pjesë qendrore të qytetit, pranë disa muzeve dhe ambasadës së Francës.
Pas zbulimit, policia ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat e vendosjes së pajisjes dhe për të përcaktuar nëse pas ngjarjes qëndrojnë persona të tjerë.
Deri më tani nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi përbërjen e lëndës shpërthyese apo objektivat e mundshëm të saj.
Autoritetet irlandeze vijojnë hetimet, ndërsa ngjarja është regjistruar në një moment me rëndësi të veçantë për sigurinë e kryeqytetit, për shkak të pranisë së liderëve europianë në samit.
Top Channel