Rikthehet furnizimi me ujë në Korçë, riparohet defekti pas katër orësh

13 Nëntor 2026 | 23:02

Është rikthyer furnizimi me ujë të pijshëm në lagjen nr. 17 të Korçës dhe në zonat e tjera të qytetit ku ishin shfaqur probleme të ngjashme.

Dyshohet se ndërprerja është shkaktuar nga një defekt në një bobinë të vjetër të sistemit të furnizimit me ujë. Punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë kanë kryer riparimin, duke rikthyer furnizimin në normalitet.

Burime pranë kësaj drejtorie bëjnë me dije se defekti ka zgjatur rreth katër orë. Sipas tyre, aktualisht nuk paraqiten probleme me vijueshmërinë e furnizimit me ujë të pijshëm në asnjë zonë të qytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sistemi zgjedhor nuk i përshtatet Shqipërisë!” Kume: Duhet një model më demokratik!

Andon Kume, Ekspert i çështjeve zgjedhore dhe Pedagog, ka folur në “Review” mbi sistemin aktual zgjedhor në vend dhe sfidat e përfaqësimit politik. Sipas ekspertit,...
21:51 | 13/11/2026

Policia blindon hyrjen e Vlorës, kontrolle të befasishme ndaj automjeteve dhe personave

Policia ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Vlorës, ku janë ngritur pika të posaçme për verifikimin...
20:51 | 13/11/2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

Ujësjellës Kanalizime Korçë ka njoftuar ndërprerjen e përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në lagjen 17 të qytetit, për shkak të një defekti të...
20:32 | 13/11/2026