Celebrities Gossip Showbiz

“Djemtë të lëndojnë…”, Valbona Selimllari rrëfen sfidat e mëmësisë: Nuk ka asgjë që ata nuk dinë për mua

Valbona Selimllari ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Live me Luizin”, ku foli për raportin me tre fëmijët e saj dhe sfidat e mëmësisë. E pyetur nga moderatori Luiz Ejlli se si është si nënë, Valbona tha se kësaj pyetje do donte që t’i përgjigjeshin djemtë e saj.

“Sa do doja të përgjigjeshin djemtë e mi. Ndonjëherë me të sharat, vënë duart te veshët, se kritikoj. Sa të jem nënë ky zëri im nuk ka shans të ikë nga ju. u kam thënë dua të jeni njerëz, të bëni jetë cilësore. Fjalët e mia do jenë dhimbje veshi për ju, por nuk më intereson. Por kemi dhe të qeshurat tona”, u shpreh ajo.

Ndërsa e pyetur nëse është me lehtë me rritur vajza apo djem, Valbona u shpreh se “djemtë lëndojnë, kurse vajzat jo”.

“Vajzat janë dashuri. Fëmija është bekim, Zoti na i ka falur, i them faleminderit nga mëngjesi në darkë. Vajza bën një diferencë. Vajza nuk të lëndon, djemtë po. Ata mërziten kur të lëndojnë, por kur ta kuptojnë, mua ma kanë bërë plagë shpirtin. Djemtë janë të vështirë. U kam thënë se do bëjnë gabime, por të bëjnë gabime që kanë fuqi në kurriz që ti mbajnë, jo ato nuk i mbajnë dot”, vijoi Selimllari.

Duke folur për fëmijët e saj, Valbona u shpreh se ka lënë gjithçka për t’a, derisa janë bërë 15 vjeç.

“Unë kam lënë karrierë e gjithçka për të qenë më ta. Deri në 15 vjeç, çdo ditë të jetës sime. Për fat kanë dhe modelin tim. Kam një shpirt të madh, jam shumë njerëzore. Kam qenë pak e rreptë, me e rreptë seç duhet. Kohët e fundit e kam quajtur një gabim, taktikë. Me vajzën kam ndryshuar”, tha ajo.

E pyetur nga Luizi nëse janë xhelozë dhe a i kërkojnë llogari, Selimllari u shpreh se për ata ajo është “drama queen”. Por shtoi se nuk i kërkojnë llogari pasi ajo është shumë e kujdesshme dhe e sinqertë me ta.

“Jo deri këtu, nuk janë xheloz, jam shumë e kujdesshme, jam shumë e sinqerte. Nuk ka asgjë që ata nuk dinë për mua”, vijoi Valbona.

Duke folur për të bijë, ajo tha:

“Mamaja ime ka tre vajza dhe një djalë. Unë e di se si funksion vajza. Përdora taktika të tjera me vajzën, ajo është dashuri. E di ça më ndodh tani që e shoh të rritur, se është bërë më e gjatë se mua, vdiqa për atë të vogël, shumë e lezetshme”.