Ora të shtrenjta, “paleta” me para, makina luksoze dhe apartament miliona euro/ “Parajsa e krimit në Dubai”! Jeta luksoze e Hajdar Çopjas dhe rrjetit të kokainës

Ora të shtrenjta, “paleta” me para dhe makina luksoze dhe apartamente miliona euro. Ky është sfondi i botës së krimit që ka gjetur strehë në Dubai.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24 ka publikuar pamje nga brenda parajsës së krimit në Dubai, ku përfshihen edhe figura të njohura shqiptare. Një prej tyre është Hajdar Çopja, 42 vjeç nga Elbasani, i shpallur në kërkim për përfshirje në një nga organizatat më të fuqishme të trafikut të kokainës.

Dokumentari zbulon jetën luksoze që ai bën në Emiratet e Bashkuara, të reflektuar në makinat e shtrenjta, orët me vlerë të lartë dhe apartamentet milionëshe, të cilat ekspozohen hapur në rrjetet sociale. Po ashtu, theksohet se Dubai është kthyer në një “oaz” ku bashkëjetojnë edhe individë të kërkuar apo të përfshirë në aktivitete kriminale, shpesh për t’iu shmangur ekstradimit.

Hetimet tregojnë se Hajdar Çopja, i njohur edhe me disa identitete të tjera, është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar së bashku me vëllain e tij, Franc Çopja, i dënuar në Belgjikë për vrasje. Dy vëllezërit kanë ndërtuar aktivitetin e tyre në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke u përfshirë gjithashtu në vrasje me porosi në Evropë dhe Shqipëri.

 

Dokumentari ndalet edhe te përplasja e përgjakshme mes grupit të Çopjave dhe familjes Alibej, një konflikt që nisi për pazare droge dhe u përshkallëzua në një seri atentatesh dhe hakmarrjesh.

Sipas dëshmive dhe hetimeve, pasuritë e krijuara nga trafiku janë investuar në Dubai, ku vetëm një apartament mendohet të ketë kushtuar rreth 20 milionë euro. Ekspertët theksojnë se qyteti ka shërbyer si qendër për forcimin e lidhjeve mes grupeve kriminale dhe sofistikimin e metodave të trafikut dhe pastrimit të parave.

360grade.al

Monarkia e pashpallur e stabilitetit!

Të tjera

Galeria
Rreth nesh

360 grade.al është një portal që synon të sjellë shumë të vërteta të fshehura dhe të anashkaluara në realitetin shqiptar. Simbas parimit se e Vërteta nuk është monopol i askujt dhe se përgjithësisht e drejta është më shumë në Mes, se sa në Skaj.

Duke refuzuar radikalizmin politik, apo atë të qëndrimeve, si një përcjellës të Gënjeshtrës përmes deformimit, Errësirës përmes zhurmës dhe të Antishtetit përmes kauzave të rreme, nga cilido krah ai të paraqitet.

Kontakt

Adresa: Rruga Gjin Bue Shpata,
Njësia Bashkiake Nr.5. Kati i 1.
Tirane, Shqipëri