Kryesore

Nga “lufta” me Veliajn te protestat dhe zgjedhjet vendore/ Çfarë pritet nga Asambleja e PS, Rama fjalim para delegatëve

07:20 - 14.11.26 GSH Gazetar
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Partia Socialiste do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, në një takim që pritet të përqendrohet tek organizimi dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit.

Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:30 dhe do të zhvillohet në një prej hoteleve në Gjirin e Lalzit.

Në axhendën e diskutimeve pritet të jetë platforma për këshilltarët bashkiakë, si dhe shpërndarja e mandateve në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Vëmendje të veçantë pritet të marrë edhe kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg, për të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Deri më tani, Asambleja nuk ka paraqitur një kërkesë zyrtare për praninë e tij në takim.

Nga ana tjetër, Veliaj ka dërguar një kërkesë të njëanshme nga burgu, përmes së cilës kërkon të jetë pjesë e mbledhjes, por edhe ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen dhe akuzat ndaj tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.