Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë

    Insajderi
    14 November 2026 - 08:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kosova po merr pjesë në Konferencën e 48-të të Frankofonisë (CMF), që po mbahet më 14 nëntor 2026, në Phnom Penh të Kamboxhias.

    Kosova përfaqësohet nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

    Përmes kësaj pjesëmarrjeje, Kosova riafirmon përkushtimin ndaj vlerave të Frankofonisë, dialogut shumëpalësh, paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet shteteve dhe popujve.

    Sipas njoftimit, kjo pjesëmarrje dëshmon gatishmërinë e Kosovës për të forcuar pozitën e saj në raport me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në nismat e saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark