Aktualitet

Intervale me diell, por moti mbetet i paqëndrueshëm!

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, sot vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme, me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe intervale me diell.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët janë prezente që nga orët e para të ditës, ndërsa në veri dhe qendër kanë intensitet deri mesatar, në formën e shtrëngatave, shoqëruar me shkarkesa elektrike. Pasdite ndërpriten në të gjithë vendin.

Era fryn me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 9 m/s. Hera-herës fiton shpejtësi deri në 16 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat variojnë:

Shkodër
13/20
Re shi diell

Kukës
11/17
Re shi diell

Lezhë
14/19
Re shi diell

Dibër
16/18
Re shi diell

Durrës
17/21
Re shi diell

Tiranë
17/21
Re shi diell

Elbasan
12/21
Re shi diell

Berat
14/21
Re shi diell

Vlorë
17/22
Re shi diell

Korçë
10/14
Re shi diell

Gjirokastër
12/19
Re shi diell

Sarandë
15/20
Re shi diell