E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 28 minuta më parë
Bota

“Mrekulli në Misisip”, shpëtohen të gjithë pasagjerët pas përplasjes së anijes turistike në New Orleans

Rreth 130 persona janë shpëtuar pasi një anije turistike u përplas me një anije mallrash në lumin Misisipi, pranë qytetit të New Orleans në SHBA.

Anija turistike “American Heritage” u godit nga anija transportuese “Atlantic Asphalt”.

Si pasojë e përplasjes, 32 persona u transportuan në spital me lëndime jo të rënda. Autoritetet konfirmuan se nuk ka asnjë person të zhdukur, duke e cilësuar operacionin e shpëtimit si një “mrekulli në Misisip”.

Shkaku i saktë i aksidentit mbetet ende nën hetim. Kapitenia e Rojës Bregdetare amerikane, Melanie Burnham, deklaroi se dyshimet e para lidhen me një problem në sistemin e drejtimit të anijes.

Reklamë

Pas përplasjes, ndërsa anija nisi të merrte ujë dhe të anohej, pasagjerët filluan të evakuoheshin. Më pas, mjeti lundrues përfundoi i kthyer në njërën anë.

Operatorët e rimorkiatorëve, policia dhe ekipet e tjera të shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje. Ndërkohë, autoritetet urdhëruan mbylljen e përkohshme të lumit Misisipi për të lehtësuar operacionin e kërkim-shpëtimit.

Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në platformën Truth Social, ku e cilësoi operacionin e shpëtimit si një “punë të jashtëzakonshme”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.