E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 34 minuta më parë
Vendi

Policia Rrugore e Shkodrës ‘zbret’ në terren, 4 të arrestuar dhe 2,006 masa administrative në dy javë

Policia e Shkodrës ka intensifikuar monitorimin e të gjitha akseve të qarkut me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të ushtruara gjatë dy javëve, janë arrestuar 4 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 8 shtetas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2006 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

* 48 masa për parakalime të gabuara;

Reklamë

* 478 masa për tejkalim të normave të shpejtësisë;

* 15 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e pijeve alkoolike;

* 42 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

* 8 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;

* 30 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

* 5 masa për qarkullim me xhama të errësuar;

* 1069 masa për parkim ose qëndrim të gabuar;

* 311 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore njofton se kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset urbane, interurbane dhe rurale, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjithashtu apelon drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë  me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.