“Kam rrahur burra”, Valbona Selimllari rrëfen episodet e pazakonta: Nuk më ka dhunuar askush
Valbona Selimllari ka bërë një deklaratë të fortë gjatë intervistës së saj në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur për karakterin e saj, përvojat personale dhe një lajm të fundit që qarkulloi në media, sipas të cilit ajo ishte dhunuar.
E pyetur nga moderatori Luiz Ejlli se si do ta përshkruante veten, ish-Miss Shqipëria pranoi se nuk e ka pasur kurrë të lehtë të flasë për veten, por theksoi se është një person i qetë dhe me karakter të fortë.
Gjatë bisedës, Selimllari foli edhe me humor për përballjet që ka pasur ndër vite me persona që kanë tentuar t’i afrohen pa dëshirën e saj.
“Sa kam rrahur! Jam nga ’91 dhe ’97”, u shpreh ajo duke qeshur, duke iu referuar periudhave të trazuara të jetës së saj.
Deklarata më e fortë erdhi kur Luizi i përmendi lajmin që kishte qarkulluar së fundmi për një pretendim se Valbona Selimllari ishte dhunuar. Ajo e mohoi kategorikisht këtë version, duke këmbëngulur se nuk ka përjetuar kurrë një situatë të tillë.
“O Luiz, sa djem i kam rrahur, kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. Dy nga ata tre djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen”, deklaroi Selimllari.
Gjatë intervistës, ajo foli edhe për jetën familjare dhe marrëdhënien me tre fëmijët e saj, duke treguar se amësia ka ndikuar edhe në mënyrën se si e gjen dhe e ruan qetësinë.
Sipas saj, fëmijët janë njëkohësisht ata që ia prishin dhe ia rikthejnë paqen, ndërsa e përshkroi këtë marrëdhënie me nota humori.
Një pjesë tjetër e bisedës iu kushtua edhe qëndrimit të saj ndaj situatës ndërkombëtare dhe dëshirës për paqe. Selimllari u shpreh se zhvillimet e fundit e prekin emocionalisht dhe se do të dëshironte të kishte mundësi të ndryshonte realitetin e krijuar.
Ajo foli gjithashtu për përdorimin e rrjeteve sociale, duke treguar se është pak aktive në Instagram dhe se ka zgjedhur të ndryshojë përmbajtjen që i shfaqet në platforma, pasi informacionet e shumta dhe lajmet shqetësuese i shkaktojnë ngarkesë emocionale.
Sa u përket komenteve në rrjetet sociale, Selimllari tregoi se nuk i ndjek rregullisht, por vendosi t’i mbyllë komentet në një prej postimeve të fundit, pasi shqetësimi kishte ardhur edhe nga djemtë e saj.
Në intervistë, ajo foli edhe për eksperiencën e vetme në aktrim, në filmin “Don Zhuan”, duke shpjeguar se kjo mbeti një përvojë e veçuar në karrierën e saj.
Pjesë nga intervista:
Luizi: Ti ke studiuar aktrim, pse ndalove?
Valbona: Sepse vetëm një eksperiencë kam si aktore te Don Zhuan.
Luizi: Miset shquhen për paqe në botë, sa je ti për paqen?
Valbona: Ka disa momente shumë interesante. Te misi kur përfaqëson vendin tënd, do thuash disa gjëra, si paqja. Pa paqe nuk ka jetë. Po tani ka marrë një vlerë tjetër. Lutem për paqe shumë shpejt. Pa dashur mundohem ta shmang realitetin. Më dhemb shpirti. Po ta kisha në dore me një shkop magjik do kisha zhbërë.
Luizi: Ku e gjen paqen?
Valbona: Na është prishur pak, kur je mama e 3 fëmijëve. Ata janë ata që ma marrin dhe ma sjellin prapë. Kam bërë një kompromis, ta marrin dhe të ma japin kur të duan.
Luizi: Si e ke raportin me rrjetet sociale?
Valbona: Nuk i shoh. Jam shumë pak aktive në Instagram, postoj shumë radhë. Tashmë me gjithë këtë informacion më dhemb shpirti. Kam bërë një gjë shumë të mirë, kam ndryshuar algoritmin.
Luizi: Te një postim i fundit ke mbyllur komentet, ça ndodhi?
Valbona: Janë shqetësuar djemtë. Unë nuk i lexoj, por e ndjej se kur ka diçka që nuk shkon dhe cenon fëmijët.
Luizi: Doli një lajm së fundmi që thoshte se Valbona Selimllari është dhunuar
Valbona: O Luiz, sa djem i kam rrahur, kurrë nuk ka ndodhur në jetën time të më dhunojë dikush. Nuk e di pse e bëjnë. Dy nga ato 3 djemtë që i kam rrahur, kanë guxuar të më afrohen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



