Rrëshqitje masive dheu në Itali, rreth 50 persona dhe dy komunitete sociale mbeten të izoluar

Situata e krijuar nga reshjet e dendura të shiut vijon të rëndohet në disa pjesë të Italisë, veçanërisht në Toskanë. Një sasi e madhe dheu dhe balte është shembur në rrugën Via di Calabbiana, në zonën kodrinore të Pistoias, duke ndërprerë qarkullimin.

Si pasojë e rrëshqitjes, rreth 50 persona dhe dy komunitete sociale kanë mbetur të izoluar. Pas verifikimit në terren, kryetari i bashkisë, Giovanni Capecchi, e përshkroi ngjarjen si një rrëshqitje me përmasa të mëdha.

Të lidhura

None found

Autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të përfshirë drejtpërdrejt në incident dhe se asnjë banesë nuk është prekur.

Capecchi deklaroi se po analizohen mënyrat për të administruar emergjencën, ndërsa shqetësimi kryesor lidhet me sigurimin e asistencës shëndetësore për banorët e izoluar.

Policia bashkiake ka nisur evidentimin e emrave dhe të dhënave të kontaktit të personave që ndodhen në zonën e bllokuar, për të ndjekur nevojat e tyre dhe për t’u ofruar ndihmë në rast domosdoshmërie.

Rikthimi i qarkullimit dhe gjetja e itinerareve alternative për lidhjen e zonës me pjesën tjetër të territorit janë objektivat kryesore të autoriteteve lokale. Në fokus të veçantë janë banorët që ndodhen në kushte të vështira ose kanë nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Në vendngjarje ndodhen përfaqësues të bashkisë, shërbimeve teknike, Mbrojtjes Civile dhe policisë lokale. Sipas autoriteteve, zhvillimet po ndiqen në mënyrë të pandërprerë.


Shtuar më 14.11.2026 09:37

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet giriş