Tare zbulon pesë goditjet që nuk u realizuan: Milani mund të kishte një tjetër skuadër
Dua t’i ofroj Milanit fuqinë financiare të nevojshme për të konkurruar në merkaton e transferimeve që të sigurojë futbollistët më të mirë në botë’-kjo është ajo që ka thënë Gerry Cardinale në prezantimin e fondacionit të Milan Sports&Entertainment, kompaninë e re me të cilën do të menaxhojë çdo biznes që ka të bëjë me Milanin.
Qëllimi është padyshim për të rritur të ardhurat për merkaton e transferimeve dhe jo vetëm, duke sfiduar ekipet e mëdha të Premier League.
‘Nuk do ta shes kurrë Milanin. Dhe ky është një projekt për ta kthyer atë te fitoret-shtoi Cardinale-nuk mund të pranojë që kjo të kërkojë shumë kohë. Objektivi im është të fitoj tituj me vazhdimësi dhe sigurisht të kthehemi në Champions’.
Pra, prioriteti do t’i jepet fushës; zhvillimi i turneve verore për të siguruar të ardhura nuk do të jetë një prej objektivave.
‘Do të vendosë Amorim, nëse do të shkojmë në turne, do të jetë vetëm për në SHBA-tha Cardinale-do të vendosë trajneri në bazë të asaj që do të jetë më e mira për skuadrën. të luash miqësore jashtë vendit duhet të jetë një vlerë e shtuar për grupin, jo për të fituar 2 milionë euro klubit. Këto 2 milionë nuk do të jenë më objektivi ynë siç ndodhte me menaxhimin e vjetër. Nën këtë pronësi kjo nuk do të ndodhë më’.
Dhe në fund Cardinale foli edhe për projektin në lidhje me NBA Europe.
‘Do të nisë gjithsesi edhe pse nuk do të ketë një akord me Euroleague-tha Cardinale-ndoshta në fund të vitit apo në fillim të 2027 do të bëhet i ditur grupi i parë me skuadrat e reja për Evropën, të shohim se kur do të ndodhë. Në San Donato kemi terren në pronësi tonën dhe nëse do të më jepet leja për një skuadër të Milanos, do të mund të nis shumë shpejt punën sepse e kemi autorizimin urbanistik për një arenë prej 20 mijë vendesh’.
Top Channel