Kosova pritet të zbresë në fushë me skemën 3-4-3 për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Përzgjedhësi Franco Foda parashikohet të ruajë shtyllën kryesore të ekipit, me vetëm pak ndryshime në formacion.
Sipas informacioneve të Telegrafit, ndryshimet e pritshme janë të detyruara. Në portë, Arijanet Murici pritet të zëvendësojë Amir Saipin, ndërsa Kreshnik Hajrizi do të marrë vendin e Lumbardh Dellovës, i cili është i lënduar.
Të lidhura
None found
Në mbrojtje pritet të rreshtohen Ilir Krasniqi, Kreshnik Hajrizi dhe Ron Raçi. Dion Gallapeni dhe Mërgim Vojvoda parashikohen të luajnë në krahë.
Leon Avdullahu dhe Veldin Hoxha pritet të formojnë mesfushën. Hoxha shihet si favorit ndaj Elvis Rexhbeçajt, i cili është rikthyer. Në sulm, Foda mund t’u besojë Edon Zhegrovës, Vedat Muriqit dhe Baton Zabërgjës, ndërsa Fisnik Asllani pritet të nisë sërish nga stoli.
Ndeshja Kosovë–Izrael luhet sot, të shtunën, në orën 15:00 në “Fadil Vokrri”. Takimi i përket raundit të pestë të Grupit 3 në Ligën B të Ligës së Kombeve. Kosova vjen pas ndeshjes së fundit ndaj Austrisë, ku u paraqit me skemën 3-4-3.




