Ambicia e pronarit të Milanit: Kam në plan të marr futbollistët më të mirë të botës dhe nuk do ta shes kurrë klubin
Rrugëtimi i Argjentinës, pas tërheqjes së yllit të saj më shkëlqyes, Lionel Messi, rinis me një disfatë.
Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni, që sapo rinovoi kontratën me kombëtaren Albiceleste deri në vitin 2030, humi në ndeshjen miqësore ndaj Uruguajit me rezultatin 2-1, një sfidë kjo që u zhvillua në Bombonera në Buenos Aires.
Të gjithë golat e kësaj ndeshjeje u shënuan në pjesën e dytë. Në minutën e 48, një autogol i Balerdit pas një goditje këndi i dha avantazhin Uruguajit që drejtohet nga Diego Forlan, ndërsa në të 53 ishte Araujo që shënoi golin e dytë, edhe ky nga një goditje këndi.
Në minutën e 73, Julian Alvarez shënoi për Argjentinën duke shkurtuar diferencën në 2-1, por ky gol nuk i mjaftoi skuadrës Albiceleste që të përmbysë rezultatin.
Top Channel