Uji i pijshëm është rikthyer në lagjen nr. 17 të Korçës dhe në zona të tjera të qytetit, pas problemeve të shkaktuara nga një defekt në rrjetin e furnizimit.

Mbrëmjen e djeshme nisi rikthimi gradual i ujit, ndërsa furnizimi u normalizua në të gjitha zonat e prekura deri në orët e para të mëngjesit.

Ekipet e Ujësjellës-Kanalizimeve punuan për disa orë për riparimin e avarisë.

Aktualisht nuk raportohen probleme me furnizimin.