Vendi
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, disa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në Rrugën e Arbrit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zall Maricë”, në Njësinë Administrative Zall-Bastar, në Tiranë.
Përplasja ka qenë e fortë dhe, paraprakisht, raportohet se disa persona kanë mbetur të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur dy autoambulanca, të cilat po bëjnë transportimin e të plagosurve drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa priten informacione të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurve.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




