Lajmi i fundit

'Mos shpif për nënën time!'/ Surroi akuza të rënda Baton Haxhiut: Në 1998 bashkëpunoje me shërbimin sekret serb! Koordinoje...

Ministri që dhunoi rininë/ U dogj nga sondazhet, Rama shkarkon Veliajn dhe emëron Demon si drejtues politik të Tiranës

Ministri që dhunoi rininë/ U dogj nga sondazhet, Rama shkarkon Veliajn dhe emëron Demon si drejtues politik të Tiranës

11:01, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, dhe zv.kryeministrja, Albana Koçiu, do të jenë drejtuesit politikë për Tiranën.

Kjo është konfirmuar për SYRI TV nga burime brenda Asamblesë Socialiste.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Edi Rama ka shkarkuar Erion Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës dhe ka caktuar në vend të tij Ervin Demon dhe Albana Koçiun.

Ministri i Brendshëm ishte arkitekti i dhunës brutale policore mbi protestuesit në Tiranë. Ndërkohë emri i tij ishte diskutuar si kandidaturë për Bashkinë e Tiranës, por sondazhet e brendshme të PS e nxirrnin atë shumë keq.

Mbledhja e Asamblesë së PS po zhvillohet me dyer të mbyllura.

Edi Rama ka urdhëruar të pranishmit edhe të fikin celularët.

Vetëm një orë para nisjes së Asamblesë Socialsite, Erion Veliaj i kërkoi dorëheqjen Edi Ramës. Por ky i fundit e shkarkoi nga drejtimi politik i Qarkut të Tiranës.

Bashkë me Veliajn, ikën nga bashkëdrejtimi politik i qarkut Tiranë edhe Taulant Balla. Ndërsa Ogerta Manastirliu s’do të jetë më në drejtimin politik të Bashkisë së Tiranës, të cilën Rama e pati propozuar për zgjedhjet e parakohshme të nëntor 2025.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco