Pavarësisht se po përballet me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për abuzime me fondet publike dhe tenderët, ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk ka humbur asnjë centimetër nga pozicioni i saj i privilegjuar brenda strukturave socialiste. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së zhvilluar në Gjirin e Lalzit, ajo është ulur hapur në rreshtin e parë të hierarkisë partiake.
Ajo që ka rënë në sy ka qenë edhe shoqëria e saj. E pozicionuar mes dy prej aleatëve të saj më të afërt në parti, Taulant Ballës dhe Ulsi Manjës.
Ky kontrast i fortë mes problemeve të hapura me drejtësinë dhe komoditetit në rreshtin e parë të drejtimit politik ngre sërish pikëpyetje të mëdha mbi standardet e përgjegjësisë dhe mesazhet që përcjell Partia Socialiste përballë zyrtarëve nën akuzë.