DIBËR- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Xibër të Dibrës, pranë tunelit të Murrizit ku janë përplasur dy automjete.
Sipas policisë, si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i njërit automjet si dhe një grua, e cila udhëtonte pasagjere në automjetin tjetër.
Ndërkohë, pesë persona të tjerë janë dërguar në spital për kontroll mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:15, në Xibër, në afërsi të tunelit të Murrizit, janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasi A. F., rreth 45 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe shtetasja M. F, pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin A. F.
Gjithashtu, janë dërguar 5 shtetas në spital, për kontroll mjekësor.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.









Komente
Komento