Aktualitet

Lëndë plasëse një banese, shpërthim te Xhamlliku në Tiranë!

Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në orët e para të mëngjesit, në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në rrugën “Sadik Petrela”. Një sasi lënde plasëse ishte vendosur në katin e parë, në derën e një banese.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por detonimi shkaktoi panik te banorët e zonës, të cilët u zgjuan nga zhurma e fortë.

Mësohet se pronarja e banesës është marrë në pyetje nga grupi hetimor dhe deklaroi se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i ngjarjes dhe se nuk ka një dyshim konkret.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja 47 vjeçe është e divorcuar prej disa vitesh dhe në banesë jetonte me djalin dhe vajzën e saj.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit apo autorëve, si dhe zbulimin e motiveve.