E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 11 minuta më parë
Politikë

“Tirana është kryeqytet europian”, Rama kujton transformimin e Shqipërisë ndër vite: Në qytete kishte vetëm lopë dhe viça, sot turma turistësh

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama është ndalur te reformat e ndërmarra nga qeveria, duke veçuar reformën në drejtësi dhe ndryshimet në qytetet shqiptare përgjatë viteve të fundit.

Rama theksoi se reformat janë shoqëruar me tensione dhe vështirësi, ndërsa kujtoi gjendjen e institucioneve, spitaleve, shkollave dhe infrastrukturës në vitin 2013. Ai u shpreh se pas rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian qëndron puna e shumë njerëzve, përfshirë edhe punonjësit e administratës publike.

“Reforma në drejtësi… Të rinjtë këtu nuk e kanë idenë se me çfarë tensioni e kemi çuar përpara. Sot qytetet tona kanë probleme. Tirana ka probleme, por Tirana është kryeqytet europian.

Sot njerëzit shijojnë në turma turistësh bashkë Shkodrën, Beratin, Lezhën, Vlorën e me radhë të gjitha qytetet, përfshirë edhe Belshin e vogël. Aty kishte vetëm parkingje të mëdha makinash, të përziera me lopë dhe viça që vinin për t’u shitur dhe gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti.

Reklamë

Si mundemi ne t’i harrojmë këto? Pas atij togfjalëshi nuk jemi vetëm ne këtu, është një pafundësi njerëzish. Ndër ta edhe njerëz të administratës, që goditet përditë, ndërkohë që ka në gjirin e vet mijëra njerëz të dinjitetshëm, shërbëtorë të shtetit.

Si mundemi ne të mos shohim, pas atij togfjalëshi, korridoret e spitalit ‘Nënë Tereza’ me biçikleta brenda? Ecej me biçikletë. Jo në 1913, por në 2013. Nuk dallohej mjeku, i sëmuri, i afërmi, shitësi i farave apo i të brendshmeve nga kalimtari.

Po shkollat? Qindra e qindra e qindra… Po infrastruktura e Shqipërisë sot? Po shërbimet publike? Po vetë ky proces, për të cilin unë e kam thënë, e dinë të gjithë. Unë vetë kam qenë i tmerruar. Unë vetë kisha frikë se administrata nuk kishte kapacitet për të përballuar jetën e re”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.