Lajmi i fundit

LIVE/ Kryetari i PD, Sali Berisha bashkëbisedim online me qytetarët

‘Vetëm 1.2 milionë banorë në 2100’/ OKB paralajmëron katastrofën demografike, Rama mburret: Kur erdhëm ne kishte vendbanime pa...

12:17, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ndërsa projeksionet demografike paralajmërojnë një të ardhme alarmante për Shqipërinë, Edi Rama vijon të prezantojë një realitet krejt tjetër në fjalimet e tij politike. Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, ai u ndal gjatë te pretendimet për transformimin e vendit, duke kujtuar se kur socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013, Tirana dhe qytetet e tjera, sipas tij, ishin thjesht vendbanime pa qytet. Rama foli për borxhet, mungesën e shpresës, investimet dhe transformimin urban, duke i paraqitur këto si dëshmi të suksesit të qeverisjes së tij. Ndërsa u vodhën e shpërdoruan miliarda lek për Rilindjen urbane, e cila sot është një masiv pllakash nëpër qytete të boshtatisura nga shpopullimi, kryeministri vijon t’i marrë shqiptarët për njerëz pa memorie.

Por përtej propagandës së Edi Ramës, të dhënat demografike tregojnë një panoramë shqetësuese për të ardhmen e vendit. Sipas projeksioneve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, popullsia e Shqipërisë, nga rreth 2.8 milionë banorë në vitin 2024, parashikohet të zbresë në rreth 1.2 milionë deri në vitin 2100. Një tkurrje dramatike, që e vendos Shqipërinë përballë një prej sfidave më të rënda demografike në Evropë.

Shifrat flasin për një vend që po humbet një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, ndërsa emigracioni, rënia e lindjeve dhe plakja e shoqërisë po thellojnë krizën demografike. Pas statistikave qëndrojnë familje të larguara, të rinj që ndërtojnë jetën jashtë vendit dhe qytete e fshatra që po përballen me boshatisjen.

Në fjalimin e tij, Rama preferoi të fliste për qytetet që janë kthyer në destinacione turistike, për shkollat e reja dhe për transformimin urban, por pa u ndalur te pyetja thelbësore: kush do të jetojë në këto qytete nëse Shqipëria vazhdon të humbasë banorët me këto ritme?

Pjesë nga fjala propagandistike e Ramës:

"Tirana ka probleme, por Tirana sot është kryeqytet evropian. Qytetet tona janë qytete me probleme, nuk janë vendbanime pa qytet!

Ishin vendbanime pa qytet. Aty ku sot njerëzit shijojnë në turma turistësh bashkë Shkodrën, Beratin, Lezhën, Vlorën e me radhë të gjitha qytetet, përfshirë edhe Belshin e vogël, aty kishte vetëm parkingje të mëdha makinash, përzier me lopë dhe viça që vinin për t'u shitur dhe gjithçka i ngjante një vendi të harruar nga Zoti.

Si mundet ne t'i harrojmë këto? Pas atij togfjalëshi traktati i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian nuk jemi vetëm ne këtu, është një pafundësi njerëzish.  Ndër ta pikërisht edhe njerëz të administratës së shumë anatemuar  dhe që goditet përditë e përditë e përditë, ndërkohë që ka në gjiun e vet mijëra e mijëra punonjës të dinjitetshëm, shërbëtorë të padukshëm të shtetit dhe të publikut shqiptar.

Si mundet ne këtu mos shohim pas atij togfjalëshi traktati i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian faqja e fundit e një libri të shkruar me mundime të jashtëzakonshme në shumë e shumë e shumë dekada, që mos them shekuj.

Erdhi një gazetar për të ndjekur flamingot dhe shkoi në Kamëz, aty ku zakonisht janë kërkuar gjithmonë revolucionarët më të gatshëm për të djegur Tiranën dhe kur u takuam më tha: «Shkollat që kam parë në Kamëz nuk janë në lagjen më të pasurtë qytetit tim». Nuk po ju them cilin qytet."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco