“PS nuk bën avokatin e askujt”/ Rama për Ballukun dhe Veliajn: Kush ka probleme me drejtësinë, i ka të vetat. Kemi më shumë të paraburgosur se Rusia
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë Socialiste në Tiranë.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se e ka zgjedhur Demon për shkak se, sipas tij, është i aftë të kryejë çdo krim gjatë fushatës elektorale. Ai e cilësoi këtë vendim si një nxitje të konfliktualitetit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të Tiranës të ngrihen kundër qeverisë. Berisha lëshoi akuza të forta edhe ndaj anëtarëve të Asamblesë së PS-së, si dhe ndaj Taulant Ballës dhe Sara Miles.
Deklarata e Sali Berishës: Së pari, ka vënë Ervin Demon sepse konstatoi që ky kriminel gjatë fushatës është i aftë të kryejë çdo krim.
Dhe sigurisht vendosja e tij është një sfidë për konfliktualitet të madh.
Është një kushtrim dhe thirrje për qytetarët e Tiranës të ngrihen përsëri në përballje me regjimin.
Ndërsa, për asambleistët e tij, mund të them se në tërësi ata janë një kolektivitet shumë herë më kriminal se banorët e burgut të Peqinit apo të Fierit.
A e morët vesh ju pse u thirr princesha e burgut, Sara Mile në SPAK?
Sepse drejtoresha e ndihmave sociale në Peqin, me urdhër të saj, sipas regjistrimeve, ka përdorur ndihmat sociale qartësisht për vota. Për të blerë vota!
A e dini ju që gjatë fushatës elektorale në qarkun e Elbasanit janë rrahur nga banda të gjithë kryetarët e bashkive socialistë, përveç atij të Gramshit, i cili e kishte vëllanë prokuror dhe kishin frikë se do t’i arrestonte.
Pra, a është Sara mëkatarja më e madhe? Jo, ju them unë, nuk është. Aty ka bosë të krimit, përveç Padrinos, kreu i grupit parlamentar, njeri që sipas dokumenteve shtetërore zyrtare, ka porositur vrasje. Dhe një gjykatëse, një prokuror, kanë vendosur të djegin regjistrimin, i cili i përkiste numrit telefonik të Taulant Ballës. Dhe i përkiste emrit Taulant.
Dhe ky është vetëm një nga krimet e Taulant Ballës, i cili në mënyrën më të pafytyrë, si një gangster u tregonte bërrylin në stadium dhjetëra mijëra qytetarëve dhe tifozëve që në unison brohorisnin ‘Rama ik’.
Top Channel