Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në përfundim të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste të hidhet në votim përjashtimi nga partia i Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili raporton se kjo kërkesë është paraqitur nga kryesocialisti gjatë mbledhjes që po zhvillohet në Gjirin e Lalëzit.
Mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i anëtarëve të Asamblesë dhe nëse kërkesa e Ramës do të marrë mbështetjen e nevojshme në votim.
Zhvillimi vjen në një moment tensionesh dhe diskutimesh brenda Partisë Socialiste, ku Asambleja e sotme pritet të shoqërohet me vendime të rëndësishme politike dhe organizative.
