Kryeministri Rama foli ndër të tjera në Asamblenë e PS për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish-zv/kryeministren Belina Balluku. Për Erion Veliaj ai tha se kam qenë kundër arrestimit të tij duke qenë kryebashkiak dhe se duhej të vazhdonte detyrën e të hetohej në gjëndje të lirë. Por te drejtësia nuk ndërhyjë, paçka se nuk jemi dakort me atë çfarë po bën me të duke e mbajtur në burg. Me tej kryeministri theksoi se flitet se po mbrojë Belinda Ballukun. Por nuk ka asgjë të vertetë. Ajo si kushdo tjetër duhet të mbrohet vetë dhe se PS nuk ka avokatë për ta, theksoi Rama.
“U ngrit një furtunë sikur unë mbrojta Ballukun nga drejtësia. E kam dëgjuar të përsëritet dhe të kthehet në një të vërtetë të krijuar artificialisht. Por cila është e vërteta ime që unë e kam ndarë me ju? Është e njëjta dhe gjithmonë: raporti ynë me drejtësinë është dhe mbetet raport pushtetesh të ndara dhe kush ka një problem me drejtësinë e ka personal të vetin! Me avokatët e vet, unë dhe Partia Socialiste nuk bëjmë avokatinë e askujt! Gjeni një fjalë, timen ose të kujtdo këtu, që ta ketë bërë këtë gjë në rastin e Belinda Ballukut dhe ma thoni. Nuk e gjeni dot, për asnjërin dhe për asnjërën”, deklaroi Rama.
Kreu i qeverisë u ndal më pas te çështja e Erion Veliajt, duke përsëritur qëndrimin e tij se paraburgimi i kryebashkiakut të zgjedhur të Tiranës është absurd dhe përbën një çështje të demokracisë. Megjithatë, ai theksoi se nuk do të shprehet për themelin e çështjes dhe as për përgjegjësinë e tij ligjore.
“Po do të gjeni fjalë të miat për paraburgimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Është paraburgim absurd dhe mbetet një çështje e demokracisë. E kam thënë dhe e përsëris këtë gjë. Nuk mund t’i marrësh ti kryeqytetit kryetarin e zgjedhur dhe t’ia mbyllësh brenda pa gjyq, por nuk mund të thuash se ky nuk mund të zëvendësohet se është në detyrë. Ose njëra, ose tjetra. Të dyja bashkë janë nonsens. Por nuk do të them asnjëherë asgjë për meritën e çështjes”, u shpreh Rama.
