Rama flet për Ballukun dhe Veliaj në Asamblenë e PS: Raporti me drejtësinë nuk ndryshon, paraburgimi është i padrejtë
Kryeministri Edi Rama është ndalur te çështjet e Belinda Ballukut dhe Erion Veliajt gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke komentuar raportin e mazhorancës me drejtësinë dhe akuzat për ndërhyrje në çështjet që përfshijnë figura të rëndësishme të PS-së.
Duke iu referuar rastit të Belinda Ballukut, Rama hodhi poshtë pretendimet se kishte ndërmarrë një nismë për ta mbrojtur atë nga drejtësia, pas vendimit të socialistëve për të mos votuar pro heqjes së imunitetit dhe paraburgosjes së saj.
Kryeministri argumentoi se ky qëndrim nuk ka penguar hetimet e SPAK, të cilat vijuan dhe përfunduan me dërgimin e çështjes për gjykim.
“U ngrit një furi se si e mbrojta Belinda Ballukun nga drejtësia. Raporti ynë me drejtësinë ka qenë dhe mbetet një raport pushtetesh të ndara, dhe kush ka një problem me drejtësinë, e ka personal, të vetin, me avokatët e vet. Unë dhe PS-ja nuk bëjmë avokatin e askujt”, deklaroi Rama.
Ai shtoi se socialistët nuk kishin arsye të votonin për paraburgosjen e një kolegeje pa gjyq, ndërsa theksoi se qasjen ndaj masave të sigurisë do ta kundërshtojnë përmes ndryshimeve ligjore.
Në fjalën e tij, Rama është ndalur edhe te Erion Veliaj, në kontekstin e diskutimeve për raportin mes politikës dhe drejtësisë, si dhe zhvillimeve brenda Partisë Socialiste.
Kryeministri nuk i ka bërë bashkë dy çështjet, por i ka trajtuar në kuadër të qëndrimit që, sipas tij, duhet të mbajë PS-ja ndaj proceseve të drejtësisë dhe përgjegjësive individuale të personave që përballen me to.
Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat
Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”
Rama për median: 60% e përmbajtjes është kundër qeverisë, akuzon ekranet se glorifikojnë dhunën, propozoi debat kombëtar
- 12:51 Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt
- 12:51 Eisenkot akuzon Netanyahun për “fushatë raciste dhe agresive” kundër pakicës arabe në Izrael
- 12:40 Kosova kërkon fitoren ndaj Izraelit në “Fadil Vokrri”, lojtarët që do të luaj dhe ata që ngelen jashtë
- 12:33 Rama për protestat: Kanë hedhur gurë e molotovë, tani është koha që të flasim ne me qytetarët në çdo lagje e fshat
- 12:32 Binance synon rikthimin e plotë të shërbimeve të tërheqjes deri në fund të javës së ardhshme pas sulmit kibernetik
- 12:23 Rama kërkon votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, për Veliajn: “Jo, sepse i ka duart e lidhura”