‘Lojtarë në Zot’/ Polemika në Gjermani, tifozët e Borussias së Dortmundit kundër festimit të golit të Nmecha
Michael Olise, ishte një prej futbollistëve më të përfolur në merkaton e transferimeve të kësaj vere për një kalim të mundshëm te Reali i Madridit.
Për yllin e Bayernit u fol edhe për një ofertë të klubit madrilen për Bayernin e Mynihut prej 150 milionë eurosh për futbollistin e kombëtares franceze, një ofertë që nuk shkoi kurrë te bavarezët e madje edhe vetë Reali i Madridit doli me një komunikatë zyrtare për ta përgënjeshtruar gjithçka.
Por pavarësisht nga kjo, duket se Reali i Madridit nuk e ka harruar Olise. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, Mbappe dhe Konate, gjatë grumbullimit të kombëtares franceze, po punojnë që të bindin Olise që të pranojë transferimin te Los Blancos dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Sipas të përditshmes ‘Bild’ një tentativë e tillë është bërë edhe gjatë Botërorit dhe në atë rast ishte Mbappe që kërkonte të bindtte shokun e tij të skuadrës te Blutë
Michael Olise ka me Bayernin një kontratë deri në 2029 dhe drejtuesit e klubit duan që ta rinovojnë atë deri në 2032 me një rritje të pagës e madje duke përfshirë në kontratën e re edhe një klauzolë të zgjidhjes së saj.
Për momentin futbollisti ende nuk ka rinovuar, por te Bayerni janë të qetë sepse kanë besim se herët apo vonë rinovimi i kontratës do të ndodhë.
Top Channel