Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Spiropalin: Nuk pati kurajën e Koçekut, i dha votën Ramës edhe kur nuk duhej



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet brenda Partisë Socialiste dhe përplasjen mes kryeministrit Edi Rama dhe Elisa Spiropalit, pas propozimit për përjashtimin e ish-ministres së Jashtme nga partia.

Berisha e krahasoi qëndrimin e Spiropalit me atë të deputetes së pavarur Marjana Koçeku, duke pretenduar se ish-ministrja nuk tregoi të njëjtën kurajë për t’u përballur me kryeministrin.

“Elisa Spiropali nuk pati kurajën, duhet ta them, nuk pati kurajën e deputetes Koçeku, por i dha votën Edi Ramës edhe atëherë kur nuk duhej ta votonte kurrë. Natyrisht, më mirë vonë se kurrë edhe ajo, dhe shpresoj që të ketë edhe deputetë të tjerë që në këto çaste kritike për vendin të rreshtohen në anën e qytetarëve”, u shpreh Berisha.